Futbollisti Bernardo Silva tregon se kush ishte sebep që vendosi nga Monaco t’i bashkohet Mancheter Cityt që drejtohet nga trajneri Pep Guardiola. Mesfushori portugez vjet ishte një ndër të mirët te Monaco dhe tashmë do të provojë mundësinë e tij në Premier League. “Cristiano Ronaldo më ka thënë se Manchester është një qytet i jashtëzakonshëm, edhe pse shumë më kanë thënë të kundërtën. Ai ka luajtur te United, më ka thënë se të dyja klubet këtu janë fantastike dhe se Premier League do të më pëlqente shumë. Ky është kampionati më i bukur në botë, stadiumet janë gjithmonë plot dhe njerëzit e duan futbollin”, – ka thënë Silva. Manchester City deri tani ka blerë lojtarë të mëdhenj dhe prapë pritet të blejë të tjerë, të paktën një sulmues.