Këngëtarja e njohur Mihrije Braha ka qenë mjaft aktive këtë verë.

Fillimisht ajo solli këngën e saj më të re me titull “Jam nxonë”, e cila u pritë mirë nga publiku, ndërsa më pas vazhdoi aktivitetet e saj muzikore, duke u angazhuar nëpër koncerte, dasma, e ahengje të ndryshme.

Mirhrija është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Ajo i pëlqen shumë fotografitë, ndërsa ka befasuar disa herë fansat me paraqitjet e saj ekstravagante dhe provokuese në bikini, duke sfiduar vitet, pa e pasur problem paragjykimin nga të tjerët.

E tillë, këngëtarja vjen edhe në setin e saj më të fundit fotografik, imazhet e të cilat janë publikuar nga Telegrafi.

Këtë radhë, Braha vjen si një version i të famshmes Marilyn Monroe, teksa merr pozat në timonin e një veture të bardhë.

E veshur në të zeza dhe mjaft provokuese, mund të thuhet lirshëm se Mihrije Braha është këngëtarja shqiptare, për të cilën mosha është vetëm numër.