Veshja ka ndikim të rëndësishëm në intervistën tuaj të parë për punë. Pamja juaj e jashtme në një intervistë krijon një imazh apo perceptim të personalitetit tuaj, prandaj zgjedhja e veshjes është kritike për të prezantuar veten si kandidaten/in i/e duhur për t’u marrë  në punë.

Ja si duhet të paraqitesh për të pasur një ndikim pozitiv:

1)Veshja e përshtatshme për t’u paraqitur në një intervistë pune varet nga lloji i kompanisë nga e cila do të intervistoni, si dhe vendndodhja gjeografike dhe koha e vitit.

2)Kaloni kohë në internet duke kërkuar informacion lidhur me kompaninë, industrinë dhe konkurrentët për të përcaktuar veshjet e përshtatshme të intervistës.

3)Ende nuk jeni i/e sigurt? Telefononi departamentin e burimeve njerëzore të kompanisë dhe pyesni se çfarë vetë ata iu rekomandojnë të vishni.

4) Kur jeni në dyshim, më mirë t’i keni kushtuar më tepër rëndësi se duhet veshjes, sesa të shfaqeni i/e pa veshur mirë.

5) S’keni një veshje të përshtatshme? Shkoni në një dyqan të madh veshjesh dhe kërkoni ndihmë nga shitësit.

6) Sigurohuni që rrobat tuaja të jenë të pastra dhe të hekurosura.

7) Shmangni përdorimin e parfumit ose të kolonjës.

8) Vendosni makijazh dhe bizhuteri që janë të përshtatshme për kompaninë