Sigurisht që  shpesh herë e pyesni vetën se si e fillon ditën njeriu më i pasur në botë.

Në lidhje me gjumin ai ka thënë se i pëlqen të flejë dikur rreth shtatë orë në ditë.

“Më pëlqen të bëjë rreth shtatë orë gjumë”, ka thënë themeluesi i Microsoft për The Seattle Times, duke shtuar se edhe një pushim gjatë ditës është thelbësorë për të rritur kreativitetin, transmeton portali arbresh.info

Ushqimi i tij i preferuar janë drithërat me qumësht.

Gruaja e tij Melinda Gates ka theksuar se ai ‘nuk është se konsumon shpesh mëngjes’.

Në një intervistë për NYT, Gates ka theksuar se i pëlqen të merret me ndonjë sport, por më shumë e kalon kohë duke shikuar DVD. Temat të cilat i pëlqen ai janë gjeologjia, meterologjia, oqeanografia dhe historia e SHBA-ve.

I pyetur se nga cilat gazeta merr lajmet ditore, ai ka shtuar se lexon New York Time dhe Wall Street Journal, ndërsa The Economist është revista e tij e preferuar javore.

Në vitin 2014, sipërmarrësi Craig Bailey ndoqi një prezantim të Gates. Ai u impresionua se si një nga burrat më të pasur në botë do të organizonte një takim të vogël dhe modest.

Gates ka një ndikim të madh në botë. Reputacioni i tij i hershëm si një person i pamëshirshëm në biznes është shëndërruar në një reputacion dhembshurie. Ai është një ndër personat që më së shumti dhuron për bamirësi