Edhe pse janë kolege dhe ndajnë të njëjtën skenë së bashku, Shyhrete Behluli dhe Gili duket se nuk janë konkurente me njëra-tjetrën.

Këngëtaret shoqërohen vazhdimisht mes veti dhe kanë vendosur që edhe pushimet t’i kalojnë së bashku.

Sipas një fotografie të publikuar në rrjete sociale, këngëtaret shihen së bashku me bashkëshortët e tyre dhe duket se po ia kalojnë mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Gili dhe Shyhretja prej dekadash në skenë kanë arritur të ruajnë simpatinë e publikut si ndër këngëtaret më të dashura nga të gjitha gjeneratat