Lokacioni ku të enjten pritej të kishte gërmime me dyshimet për mbetje mortore të personave të pagjetur nga lufta e fundit, është pak metra larg shtëpisë ku ka jetuar Bajram Rexhepi, dhe aty dyert për ngushëllime ishin hapur për gratë.

Pasi kishte mbërritur një ekskavator në atë vend, ai është tërhequr pa nisur punën.

Brenda pak ditësh do të dërgohet sërish një ekskavator aty, që ky lokacion, të hiqet përfundimisht nga lista e vendeve, për të cilat ende mbesin dyshime.

Shtyrja e serishme, ka qenë krejt e kuptueshme për Bajram Çerkinin, por që nuk i arsyeton vonesat e deritashme.

Gërmimet në këtë lokacion, ku më herët ishin gjetur eshtrat e disa shqiptarëve, ishte planifikuar të nisnin këtë të martë, por u shtynë shkaku i ceremonisë së varrimit të ish-kryeministrit të parë të Kosovës, Bajram Rexhepi.