Tradita e Medresantëve nuk ka të ndalur, dhe për këtë Islami në trojet tona po mbijeton me këta njerëz. Kontributi i Medresantëve në sfera të ndryshme u ndërtua mbi urdhëresat fetare dhe kombëtare për ruajtjen jo vetëm të indentitetit të tyre individual, por edhe të identitetit fetare e kombetarë. Më datë 06 qershor 2017 u bë promovimi i hafizit më të ri nga Sallareva Orhan Zendeli, njëkohësisht edhe maturant i Medresesë ” Isa Beu ” -Shkup. Padyshim se ky lajm na bën të ndjehemi krenare neve si Medresantë dhe si pjestarë të këtij institucioni burimor të hafizave dhe teologëve. Hafizi lindi më 12.10.1998 në fshatin Sallarevë të Tetoves.

Mësimet e para i mori në shkollën fillore “Hasan Tahsini” në Sallarevë. Që kur ishte fëmijë ëndrra e tij dhe e familjes ishte që të rregjistrohet në një shkollë ku mësohet dhe praktikohet Islami. Me mbarimin e shkollës fillore ai përfundimisht vendosi që të rregjistrohet në Medresenë ” Isa Beu ” në Shkup, dhe me këtë u realizua ëndrra e tij fëmijërore dhe familjare. Gjatë mësimeve si Medresant ai u tregua tepër i suksesshëm dhe gjëja që më së shumti mireshte ai ishte leximi i Kur’anit fisnik. Dashuria ndaj Kur’anit dhe shoqërimi i tij me Hafizat e Medresesë, e stimuluan atë që t’ia fillojë nxënies së Kur’anit përmendësh. Orhan Zendeli hifzin e filloi më 14/01/2014 tek Muhafizi prof.Hafiz.Shafi ef. Osmani ku vazhdimisht ka qenë i ndëgjuar. Gjatë mësimit të hifzit ai nuk e la anash edhe mësimin e lëndëve shkollore. Mbarimi i hifzit u bë me datë 20.01.2017 dhe pas disa muajsh përseritjesh që bëri, u formua komisioni i ndëgjimit të Hafizit nga Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame i emëruar me prof.Hafiz.Shafi ef. Osmani, prof.Hafiz.Sheval ef. Azizi, prof.Hafiz.Muharem Loki. Koha e ndëgjimit u caktua nga data 07.03.2017 ne Medresenë ” Isa Beu ” -Shkup dhe vazhdoi më datë 08.03 dhe 09.03 në shtëpinë e tij në fshatin Sallarevë.

Gjatë ndëgjimit treditorë përfaqësuan të gjithë nxënësit,profesor të Medresesë, profesor të Fakultetit të Shkencave Islame si dhe familjarë. Duaja e Hifzit u caktua më date 06.08.2017 (e Diel) ku përfaqësues ishin: Drejtor gjeneral i Medresesë “Isa Beu” Ibrahim ef. Idrizi, Myftiu i Muftinisë së Tetoves Prof.Qani ef. Nesimi këshilli edukativo arsimor i Medresese, hoxhallar nga vende të ndryshme nxënës si dhe familjarë e bashkfshatar . Programi filloi me një asher nga ish nxënësi i Medreses Isa Beu Hafiz. Ferat Plakaj, më pastaj mori fjalën kryetari i komisionit të Hifzit prof.Hafiz.Shafi ef.Osmani, njekohesisht edhe Mualim i Hafizit te ri, i përshëndeti të pranishmit për prezencen e tyre dhe ne pika te shkurtëra tregoi për mesimet permanente të hafizit, pas përfundimit te fjalimit filluan me ndëgjimin e xhuz’it të fundit (30).

Pas mbarimit të xhuz’it iu dha fjala përshëndetëse muftiut të Tetoves Prof.Qani ef. Nesimit i cili i pershendeti të gjithë të pranishmit dhe i uroj sukses hafizit te ri,gjithashtu ju dha fjalë përshendetese edhe drejtorit të Medresese Ibrahim ef.Idrizi ku njëkohësisht në emër të këshillit edukativo arsimor hafizit të ri i uroj shëndet dhe suksese në ndërtimin e personalitetit të tij si dhe i dhuroi si mirënjohje një Kur’an që do ti shërbejë gjatë jetës. Me mbarimin e ligjëratës së shkurtë, Drejtori i Medreses Isa Beu ia dhuroi diplomën e Hifzit Hafizit të ri dhe i deshiroj qe te mirat e All-llahut ta shoqërojnë atë.