Shpenzimet e mëdha për të hapur puse të thella, nuk kanë sjellë ujë në Baicë të Drenasit. Pothuajse në gjithë fshatin puset kanë shterur.

Jeta pa ujë në ditë të nxehta u bë çdo ditë e më e vështirë. Në mungesë të tij, banorë detyrohen të gjejnë zgjidhje. Ata bëjnë me kilometra rrugë deri tek burimi i vetëm në fshatin tjetër.

Idriz Hysenaj, drejtor i Urbanizmit në Drenas, deklaroi se janë duke punuar një projekt që përfshin shumicën e fshatrave në një sistem të ri ujësjellësi. /RTK