Shtatë drejtorë të Ministrisë të Arsimit të Shqipërisë kanë kallëzuar në prokurori ministren teknike Mirela Karabina. Kallëzimi penal është bërë për shpërdorim detyre, me pretendimin se ka intimiduar stafin e MAS.

Përmes një deklarate për mediet, Vladimir Gjoni që mban postin e drejtorit të Sporteve në MAS ka thënë se ka pasur dhunë fizike ndaj punonjësve të këtij institucioni. Gjoni ka shtuar se ministrja ka bërë që punonjësit të kenë stres në punë. “

Mirela Karabina ka intimiduar stafin e MAS. Ka pasur dhunë fizike ndaj punonjësve të MAS si dhe ministrja ka ushtuar stres në të gjithë institucionin. Po ashtu është penguar puna pikërisht prej stresit. Janë shumë çështje që janë shpërdoruar. Janë përmendur të gjitha në kallëzim penal. Do i merrni vesh të gjitha. Edhe për dhunë ka kallëzim”, tha Gjoni.