Komisioni parlamentar për mbikëqyrjen e DSK-së dhe Agjencisë së inteligjencës i shqyrtoi raportet e këtyre shërbimeve për vitin e kaluar.

Gazetarët nuk dëgjuan se çfarë shkruan në to dhe çfarë mendojnë deputetët. Arsyeja për këtë është se kryetari i komisionit Trajko Veljanovski e mbylli debatin për opinion, për shkak të informacioneve të klasifikuara që janë përfshirë në dokumentet. Pas seancës thuajse tre orëshe, deputetja e LSDM-së Frosina Remenski tha se opozita i ka mbështetur raportet, ndërsa shumica në pushtet ka qenë e përmbajtur meqë kanë vërejtur shpërdorim të shërbimeve për qëllime politike.

“Gjë që, në mënyrë plotësuese bën të ditur se DSK-ja, gjegjësisht disa individë të caktuar e kanë shpërdorur pozicionin e tyre, gjegjësisht qasjen dhe posedimin e të dhënave operative në relacionet me internet portale, media dhe përfaqësues të VMRO-DPMNE-së e cila atëherë ishte në pushtet për krijimin e aktiviteteve propaganduese dhe propagandës që e dëgjonim gjatë vitit të kaluar 2016” –  tha Frosina Remenski, deputete e LSDM-së.

Përveçse për raportet, në seancën e Komisionit janë hapur çështjet për ndërhyrjen në Kuvend më 27 prill dhe për ngjarjet që kanë të bëjnë me tërheqjen e diplomatëve serb nga Shkupi.

“Të na dorëzojnë informacione për arsyet eventuale, konverzacioneve, kontakteve dhe gjithë asaj që është në interes të Republikës së Maqedonisë në ndërtimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe pozicionimit ndërkombëtar të kemi argumente për politikë të qëndrueshme, e jo politikë të mbështetur në dezinformata dhe shpifje” – u shpreh Frosina Remenski, deputete LSDM-së. Raportet e shërbimeve para deputetëve i mbronin personalisht drejtorët, Zoran Ivanov nga Agjencia e Inteligjencës dhe Goran Nikollovski nga DSK-ja, ndonëse në rastin e Nikollovskit raportin vjetor e ka përpiluar paraardhësi i tij. Por, jo të gjithë deputetët të cilët janë anëtarë të komisionit mund të dëgjonin ose lexojnë se çfarë kanë shërbimet për të transmetuar. Nga të gjithë anëtarët e Komisionit, Ejup Alimi është i vetmi që ende nuk ka marrë certifikatë të sigurisë që të mund të ketë qasje deri te informacionet e klasifikuara, ndonëse burime jozyrtare flasin se tashmë është refuzuar si i akuzuar në një rast të PSP-së. Në mesin e një pjese të anëtarëve të Komisionit, është aktuale edhe çështja e certifikatës për kryesuesin e komisionit, Trajko Veljanovski. Ai para do kohë ka marrë nënshkrimin e domosdoshëm për shqyrtim në informacione të fshehta përkundër hetimit për ngjarjet e 27 prillit ku veprimi i tij si kryetar i Kuvendit mund të vihet në pikëpyetje.