Një banor 24 vjeçar nga Haraçina mbrëmë ka tentuar që të shkelë me furgonin e tij pjesëtarët e policisë, të cilët tentonin ta ndalonin. Ai po transportonte drunj dhe se pasi që është hetuar nga policia, informon MPB.
Ngjarja ka ndodhur rreth oërs 19.45, kur pjestarët e policisë në afërsi të fshatit Kadinoë kanë dhënë shenjë për ndalimin e furgonin, por ai nuk u ndalua dhe tentoi ti godasë ata, duke rritur shpejtësinë.
Furgoni ka vijuar rrugën drejt fshatit Marinë, kur pas 20 minutave është ndaluar nga policia, pasi që i ishte përgatitur barrikadë policore. Sipas komunikatës së policisë, më pas në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe tre persona të tjera me makinën e tipit “Golf” me ç’rast njëri prej tyre ka shkrepur një plumb në ajër. Policia ka ndaluar të gjithë personat. (INA)