SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Sa më afër që po afrohet data e 15 tetorit të zgjedhjeve lokale në Maqedoni aq më tepër është interesimi si nga partitë piolitike, njashtu dhe nga grupe njerëzish për të përzgjedhur kanditan më të mirë dhe më të kapshëm nga poipullata për ti fituar zgjedhgjet lokale. Tani veç kanë filluar të përmenden shumë emra që më në fund të përcaktohen ata ( ato) të cilët do e marrin bekimin nga partitë poltike ata (ato) që do të jenë të pavarur, por do kenë mbështetje nga gruepe njerëzish të profileve të ndryshme që do i mbështesin. Kur është fjala tek  ne shqiptarët besoj se tani më nuk është koha si para shumë vitesh kur më vështirë e kanë pas për të përzgjedhur se kush  do ti përfaqësoj në vende udhëheqëse të shtetit, sepse sot është një kohë që ka ndryshuar dhe shqiptarët kanë mundësinë e tyre për të përzgjedhur të mirin ( mirën)nga më të mirët, më të aftët, më të ndershmit , më të merituarit etj., që duhet ti përfaqësojnë si në ekzkutivin më të lartë, njashtu edhe në ate komunal si nga këshilltarët, njashtu edhe nga kryetari i komunës. Në këtë rast do të ndalemi paksa tek këshilltarët komunal dhe tek kryetarët e komunave pasi siç përmenda edhe më lartë se më 15 tetori i këtij viti kur do të votohet për zgjedhjet lokale. Në këtë rast do të ndalem ti them dy- tre fjalë për komunat që më së tepërmi janë të banuara me popullatë shqiptare dhe kanditët e nominusar do të jenë shqiptarë. Pra, në këtë rast duhet të mendojmë shumë mirë  se kujt do ia besojmë këtë detyrë që dotë na përfaqësoj që  në mënyrën më të mirë do  të udhëheq me institucionin komunal sëbashku me këshilltarët komunal e që do të jetë në intresin e të mirës së popullatës. A ka ardhur koha ,o sot, o kurr shqiptarët me kokë të ftohtë të ulen dhe të mendojnë mirë e mirë dhe të përcaktohen për nominim të kanditatve të mundshëm  njerëzëve të ditur, me autoritet, me ngritje të lartë intelektuale dhe  me një bagazh të fortë kombëtar që para së gjithash synimi i tij të jetë interesi i popullatës në vendbanimin e asaj komune që në të ardhmën do të menaxhoj me te e jo primare të jetë çështja e tij personale, familja grupore , klanore, partiake etj.

Mos të jetë synim kryesor i tij që ta marr këtë post nga popullata e përvuajtur për tu pasuruar për vete. Konkretisht nëse ndalemi dhe kërkojmë për të përzgjedhur dhe për të gjetur njeriun adekuat për ti prijë komunës duhet njëherë e përgjithmonë të ju themi mirëupafshim  individve që populli iu ka  besuar shumë herë dhe me bekimin e tyre ata kanë pasur poste shumë të rëndësishme në pushtet dhe asgjë nuk i kanë sjellur kësaj pipullate pos që e kanë varfëruar skajshmërisht dhe asgjë nuk kanë bërë për të ua bërë jetën më të mirë në venbanimet e tyre shqiptare ku jetojnë. Atyre nuk ju ka interesuar asgjë më tepër se sa të pasurohen për vete në mënyrat më të fëlliqura duke shkelur mbi djersën, gjakun dhe votën e kësaj poipullate e sidomos në këtë rast po e potencoj komunën e Likovës . Unë mendoj se kjo komunë sot posedon  kuadro të mirëfillta që mund të udhëheqin me këtë komunë e jo të na verbohen sytë dhe të mbështesimpërsëri njerëz  që kanë qenë në pushtet që nga  fillim i pluralizmit edhe ate në poste të larta dhe asgjë në asnjë aspekt nuk e kanë ndihmuar këtë poipoullatë, por vetëm e kanë varfëruar duke shikuar vetëm interesin e tyre personal se si të pasurohen për vete dhe familjet e tyre .  Për interest e tyre këta “ heronj” i kanë ndrruar partitë poltike çdoherë për interesee veta karrieriste për ti arritur synymet e ambicieve të tyre të etshëm për pushtet. Populli shqiptar sot ka femra dhe meshkuj të gjeneratave të reja të paisur me dituri për të udhëhequr komunën e Likovës dhe që janë të aftë dhe të pakorruptuar dhe që meritojnë votën e kësaj poipullate e jo ata ( ato) të cilët me vite të tëra kanë mashtruar këtë popullatë dhe përsëri duan të dalin në skenë pa fije turpi jo për të mirën e popullit, por për interesat e tyre, sepse e kanë shijuar pushtetin që herit dhe atë shije e ëndrrojnë për çdo natë. Këta janë individ të njejtë vetëm qimen e kanë ndrruar dhe asgjë tjetër.  Njëherë e përgjithmon duhet të mos iu jepet shansa të tillve jo të ju japim vende udhëheqëse për të na udhëhequr, por ata njëherë e përgjithmon duhet të shkojnë në harresë sëbashku me të bërat e këqia që i kanë sjellur kësaj popullate. Në kohën e fundit është paraqitur edhe një fenomen shumë i dëmshëm për ppullin tonë nga disa individ dhe grupe qe  nuk shohin asgjë para vete, sepse si duket u mungojnë sytë e sa për aftësi mos të flasim. Në shumë raste organizojnë, flasin në vende të ndryshme, shkruajnë edhe pse nuk dinë as të flasin dhe as të shkruajnë, por ja që i manipulon dikush me një doktrinë shumë të dëmshme për ne si popull. Apelojnë që të organizojnë që tërë familja të votojnë për një  person të familjes për kandidat të komunës, për një person të mëhallës, të fshatit të tyre etj. Motra dhe vëllezër shqiptar të vëmë gishtin në kokë dhe të mendojmë mirë njëherë dhe përgjithmon dhe të mos biem preh e karrieristave, hajnave, korruptuesve dhe manipuluesve të na mbjellin sidomos tek gjenerata e reja fenomene kacerogjena duke ndarë e përçarë popullin në mëhallë, fshat, fis , bajraktarizëm, lokalizëm etj , sepse kjo ndarje është shumë e rrezikshme për ne shqiptarët. Të ulemi dhe të mendojmë dhe të vendosim pa efori që të gjejmë ata  (ato)që meritojnë të na udhëheqin që do jetë në interes të mbarë popullatës duke mos u nisur se është i familjes sime, fisit tim ,mëhallës, fshatit, krahinës sime e duke mos  e shikuar biografinë, veprimtarinë, të kaluarën e personit, sepse mjaft na kushtuan këto fenomene të tilla që na lanë me pasoja ti vuajmë brez pas brezi në kurrizin tonë si popull.

 

Global