Aktori i njohur turk Burak Ozçivit dhe bashkëshortja e tij Fahriye Evcen muaj më parë i dhanë fund beqarisë.

Ata kaluan muajin e mjaltit në Maldive dhe më pas iu rikthyen angazhimeve me punë në Turqi.

Tashmë çifti kanë ndërruar destinacion dhe këtë gjë e bëri të ditur përmes rrjeteve sociale, ku zbuluan se gjenden në Kubë.

Gjatë ditës së sotme, Burak i cili njihet si Kemali nga seriali “Dashuri e Zezë” dhe bashkëshortja e tij, Fahriye kanë sjellë imazhe nga vendi që vizituan.