Borussia Dortmund nuk i toleron aspak tekat e Ousmane Dembelé, sulmuesi 20-vjeçar i cili dëshiron të transferohet me çdo kusht te Barcelona. Pasi klubi gjerman refuzoi ofertën 110 milionë euro të katalanasve (80+30 bonuse), francezi u largua pa leje nga stërvitja.

Për sjelljen e tij, klubi ka bërë të ditur se e ka pezulluar lojtarin për një kohë të papërcaktuar. Gjatë pezullimit, ai nuk do të luajë dhe as nuk do të stërvitet me skuadrën, duke bërë vetëm stërvitje individuale.

Tani priten edhe lëvizjet e reja të Barcelonës, për të parë nëse do të bëjë një tjetër ofertë.