Ekipet e shpëtimit italian nxorën dy prej tre vëllezërve që ishin ngujuar nga rrënojat nga shtëpia që u shkatërrua në ishullin italian Isksia, pas tërmetit me intensitet prej 4 ballësh, i cili ndodhi mbrëmë.

Vëllai i tretë është gjetur dhe ekipet e shpëtimit kanë ardhur për ta nxjerrë. Një prej vëllezërve është një fëmijë shtatëmuajshe.

Deri tani janë paraqitur dy raste vdekje nga tërmeti, njoftoi DPA ndërsa të paktën 39 persona janë plagosur.