Stacioni nëntokësor i Holborn është evakuuar pas një zhurme të madhe, i cili ngjante si shpërthim dhe tymit që kishte mbushur të tërë platformën. Dëshmitarët thonë se shihnin njerëz që vraponin prej panikut pas dëgjimit të shpërthimit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09: 00 të mëngjesit të sotëm në stacionin qendror të Londrës. Incidenti ndodhi për shkak të një  defekti të njërit prej trenave të  Central Line dhe shërbimet e emergjencës u thirrën në vendin e ngjarjes.

Zyrtarët thanë se stacioni ishte mbyllur dhe ishin në veprim skuadrat e zjarrfikësve që kishin reaguar pas një alarmi për zjarr.

Por, pas panikut të fillimit u tha se gjithçka kishte ndodhur si pasojë e një problemi me një tren dhe shërbimet e emergjencave po hetonin ngjarjen.