Aubameyang ka bërë një postim interesant në rrjetet sociale pas shitjes së Dembeles te Barcelona.

Sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang duket se nuk është i kënaqur me shitjen e Ousmane Dembeles, i cili ka bërë një postim interesant në rrjetet sociale, vetëm pak çaste pas zyrtarizimit të sulmuesit francez te Barcelona.

 “Dhe tani…????”, ka shkruar lojtari në rrjetet sociale duke postuar emoji “ i zhgënjyer dhe duke menduar”.

Lojtari u kërkua gjatë verës nga Milani, por Kuqezinjtë tashmë kanë blerë Kalinicin.

Sido që të jetë, Aubameyang nuk duket aspak i kënaqur me shitjen e talentit francez dhe duket se po e mendon edhe ai largimin nga Dortmundi.