Jose Mourinho e ka pranuar se Real Madridi ka qenë superior në disa momente ndaj Manchester United, por thotë se fitoi trofeun falë golit të shënuar nga pozita jashtë loje

Real Madridi e ka fituar Superkupën e Evropës, duke e mposhtur Manchester Unitedin 2-1.

Trajneri i “Djajve të Kuq”, Jose Mourinho, e ka pranuar se kundërshtari ishte më i mirë, por u ankua për golin e parë të shënuar nga Casemiro, duke thënë se ishte pozitë jashtë loje dhe se me sistemin VAR gjithçka do të ishte e barabartë.

“Real Madridi ka qenë superior në disa momente, por shënuan një gol nga pozita jashtë loje”, tha Mourinho pas ndeshjes.

“Ne humbëm 2-1. Rezultati ishte i ngushtë dhe ata shënuan një gol jo të rregullt. Me sistemin VAR rezultati do të ishte 1-1”, shtoi portugezi.