Tifozët janë të dëshpëruar dhe nuk i duan më Benzeman e Bale në skuadër.

Real Madridi ka barazuar 2:2 me Valencian në “Santiago Bernabeu” ku bën paraqitje zhgënjyese Gareth Bale dhe Karim Benzema, ky i fundit humbi raste të pastra shënimi që mund t’ia kishte siguruar tri pikë ekipit të Zidane.

Të irrituar për paraqitjen e dy lojtarëve, tifozët janë shfryrë në “El Chiringuito” duke kërkuar largimin e Bale dhe Benzema nga Real Madridi. Tifozët në “Bernabeu” vërshëllyen dy lojtarët duke shprehur pakënaqësinë për paraqitjet e tyre.