Lëvizja Vetëvendosje ka rizgjedhur sërish si kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës, kryetarin aktual Shpend Ahmeti.

Kjo është vendosur dje në zgjedhjet e brendshme të kësaj lëvizje, që u mbajtën në fshatrat dhe lagjet e Prishtinës.

Pas verifikimit të votave, Shpend Ahmeti ka arritur të marrë 96.8% të votave “për” dhe 3.2% “kundër”.

Njoftimi i Lëvizjes Vetëvendosje:

Shpend Ahmeti rizgjedhet nga anëtarësia si kandidat për kryetar komune në Prishtinë
Të dielën, në 34 vendvotime në të gjitha fshatrat dhe lagjet e Prishtinës anëtarësia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka votuar për kandidatin për kryetar komune të Prishtinës.
Pas verifikimit të votave në këto vendvotime nga Komisioni Ad hoc Zgjjedhor i Qendrës së Prishtinës dhe pas skadimit të afatit për ankesa, ky komision shpall rezultatin final:
96.8% kanë votuar “Për”
3.2% kanë votuar “Kundër”
Bazuar në këtë rezultat, Shpend Ahmeti zyrtarisht zgjedhet kandidat i Lëvizjes VETËVENDOSJE! për komunën e Prishtinës në zgjedhjet lokale 2017.
E urojmë kandidatin e zgjedhur dhe Qendrën e Prishtinës. /Telegrafi/