Nga Qenan Aliu

…Politikanë hajdutë Shqipërinë e kanë shndëruar në konzorcium politiko-ekomomik. Shikojeni, Monika Kryemadhi lidere e LSI-së e bashkëshortja e presidentit aktual Ilir Meta paralajmëron protesta për mosnjohjen e qeverisë sipas saj ,kriminele me kryeministrin tanimë të ri/të vjetër Edi Rama. Po ju lutem, a nuk ishte po ky kryeministër dhe partia e tij që pak para disa muajshë me mazhorancën e tyre e zgjodhën në parlament burrin e zonjës Monika z. Ilir Meta. president shteti. A nuk ishin kriminela atëherë ? E tani,a nuk ju duket se kësisoj politikan hipokrit Shqipërinë po e konsiderojnë dhe madje duan ta shndërojnë në konzorcium biznesi për të mirat e dinastive, klaneve dhe oligarsëve të tyre ! Nuk mund të ketë politikë të sinqertë dhe vizionare përveçse skajshmërishtë politikë INTERESASH në një shoqëri kur gruaja trashigon burin e saj në postin e kryetarit të partisë, madje ai mer postin e presidentit të vendit ndërsa gruaja lidere vazhdon të bëjë opozitën në atë shoqëri. Kështu skemash rivalitetit me kryesimin e partisë politike nga gruaja e tij zbatoi në Sërbi Sllobodan Millosheviqi me Mirkën e tijë, por krejt ato farë koalicionime apo ka njëherë edhe rivalitete të sajuara ishin plotësisht të lexueshme dhe me brendi hipokrite dhe me qëllime hajdutërie !