Skënder MULLIQI

Ishte dite e dielë e fundkorrikut, më një vapë përcëlluese në mbarë vendin , kështu edhe në Dukagjin.Vullneti i madh , dashuria për atdheun dhe dashuria për shokët e luftës, të cilët ranë në altarin e lirisë , ishte motivi kryesor  pse anëtarët e Shoqatës Humanitare “Sali Çekaj”  nga Gjermania dhe Zvicra bën homazhe , vizita nderimi për dëshmoret dhe heronjët e Kosovës në Deqan, dhe në Kosharën Legjendare.Pikëtakimi si zakonisht i të gjithë anëtarve dhe veprimtarve te tjerë ishte hoteli “Sëiss” në Deqan. Ata fillimisht vizitaun  shtatorën  në qender te qytetit të heroit, Sali Qekaj, ku  edhe  vunë  kurora lulësh. Pranë shtatorës së heroi të kombit  u shkrepën  edhe foto të përbashkëta .Si zakonisht në  krye të organizimit të këtyre vizitave  është bashkëpunëtori i ngushtë i Salihut, Saim Tahiraj kryetar i shoqatës .Të pranishem ishin edhe nënkryetari Xhemajl Haxhiu, Mete Shala sekretar, Osman Ferizi kryetar I shoqatës për Gjermani,  Idriz Zeqiraj, anëtar  i kryesisë së shoqatës për Gjermani,  kryesia e shoqatës më shumë anetarë të  saj dhe vëprimarët e çështjës komëbetare Fetah Berisha , Homëz Morina, Zymer Çupeva , Hazir Krasniqi , Ismet Tahiraj , Musa Çekaj, Deme Tolaj, Hasan Preteni , bashkëluftetarët e Salihut, Xajë Çela, Bekë Osmanaj etj. Të gjithë këta veprimtarë të cilët  nuk u ndalën për të ndihmuar atdheun në kohërat më të vështira , dukeshin atë ditë  të lumtur si kurrë më parë , që po i nderonin ata të cilët dhanë jetën për liri në Kosharën lavdishme   . Për dallim nga viti i kaluar ku rruga ishte e pa asfaltuar dhe e pluhërosur, këtë vit pamë këtë rrugë të asfaltuar dhe  një kompleks  memorial të rregulluar  mirë . Në Koshare  u bë lufta çlirimtare , aty  armiku serb kishte pësuar humbje të madhe në njerëz dhe materjal lufte , nga ushtarët e UÇK-së,  të udhëhequr nga komandantët e shquar të FARK-ut,Ahmet Krasniqi, Sali Qekaj, Agim Ramadani , e komandant të tjerë të gjallë më bashkëluftetarët e tyre  . Aty ku për herë të parë u thye kufiri shqiptaro –shqiptarë .Kosharja ishte  ka mbetur krenaria dhe madheshtia e luftës tonë çlirimtare .Të gjithë ishin ulur të pushonin pak në hotelin e ngritur aty afer, pasi që kishin vu korora lulesh pranë varreve të deshmorëve dhe heronjve te kombit  .Evokuan kujtime për bashkëveprimtarët  e vet, për luftetarët e lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës nga Serbia . Shoqata Humanitare “Sali Çekaj” më seli në Zvicer ka bër shumë për nevojtarët e ndryshem , për lufetarët e UÇK-së dhe për veprimtarët e tjerë të çështjës kombëtare duke iu dalë në ndihma skamnorëve  dhe nevojtarëve kudo në trojet etnike ,  në ndërtmin dhe meremetimin e shtëpive , më eperësi invalidëve të luftës,  ndihma për invalidet , bursa të ndryshme studentore , ndihma shëndetësore , e shumë ndihma të tjera   .Shoqata ka realizuar projektin e kushtueshem për ngritjën e shtatorës së Nënës Terezë … Pas  vizitës në Koshare , anetatarët  e shoqatës u nisën për në Prekazin legjendar, aty ku prehen eshtrat e rremmadhit Adem Jashari dhe familjës së tij heroike, aty ku u shkrua liria, dhembja jonë e madhe por  dhe krenaria kombëtare… Një ditë pas homazheve  të varrezat e deshmorve  kryetari  i shoqatës dhe anëtari i kryesisë , Dinë Gashi në shtepinë  e tij  ndanë  karroca të kushtueshme  për invalidet e ndryshem, ku  disa prej tyre iu dhuruan  Hendikosit në Pejë…