Një foshnje katër muajshe ka vdekur në Oklahoma të SHBA-ve pasi gjyshja e saj e kishte harruar në makinë në vapë të madhe.

Asociated Press bën të ditur se foshnja ka qëndruar shumë orë në makinë ndërsasa gjyshja ka qenë në punë.

Nga Policia thuhet se të premten në mbrëmje në një parking në ulësen e pasme të makinës e kanë gjetur trupin e foshnjës.

Sipas Policisë gjyshja e ka pasur kujdestarinë e foshnjës dhe e ka pasur për qëllim ta linte foshnjën në kujdesin ditor rrugës për punë. Kur pas punës ka shkuar që ta marrë e ka kuptuar se e kishte lënë në makinë.

Gruaja është arrestuar por shpejt është lënë e lirë. Sipas policisë në Oklahoma i mbetet prokurorisë që ta vlerësojë nëse duhet të ngritet aktakuzë ndaj gjyshes së foshnjës.