Enca është aktualisht duke shijuar suksesin e këngës së saj ‘Ciao’, këngë e cila u pëlqye menjëherë nga fansat e saj dhe duket se ka qenë një projekt i mbarë për këngëtaren e cila çdo ditë ka pasur koncerte.

Edhe më herët është thënë në media se Enca gjatë performancave në koncerte ka qejf të thërrasë një nga fansat e saj duke i dhuruar një puthje në buzë (nëse janë vajza) ose një ‘tëerk’ nëse janë meshkuj. Por këtë herë, ajo ka vendosur ta shpërndajë vetë lajmin madje duke i vënë edhe titull.

Teksa ka postuar një video ku ajo kërcen me pozicione shumë provokuese me një djalë që ndodhej në publik, Enca ka shkruar: “SKANDAL. Shikoni çfarë bën Enca, skena erotike! Këtë do shkruajnë ata që më kanë inat por mua s’do ma ndjejë fare sepse për mua rëndësi ka që të bëj spektakël sa herë jam duke performuar dhe dua të sigurohem se të gjithë kënaqen në koncertet e mia dhe kanë një buzëqeshje në fytyrë. Një duartrokitje për fansin tim seksi Blerim!” – ka përfunduar ajo.

Epo le të themi se Blerimi është një ‘fan’ me fat!

4000 people is no joke ? we talking records only ??? #kingEnca @stopclubgjilan

A post shared by ENCA (@enca) on