Një vajzë 7- vjeçare ka pësuar plagë të tmerrshme, pasi bëri një tatuazh me këna gjatë një feste. Madison Gulliver e ka bërë tatuazhin gjatë kohësh që ishte me pushime në Egjipt.

Pasi e bëri vajzës filloi t’i dhembte lëkura. Ajo shkoi menjëherë në spital për t’u vizituar sepse vendi ku kishte bërë tatuazhin ishte mbushur me flluska uji.

Tatuazhet me këna të zezë përmbante nivele të lartë të lëndëve toksike në bojë, të quajtur paraphenilenediamine (PPD), që janë të paligjshme për tu përdorur në lëkurë.

Kjo lëndë toksike është e rrezikshme pasi përveç dhimbjes dhe plagëve të mundshme si reagim nga tatuazhi me këna ekziston rreziku për tu bërë i ndjeshëm ndaj PPD-së, por në disa vende vazhdojnë të lejohen.