Shkupi dhe Athina ndodhen para një presion të ndërkombëtarëve për zgjidhjen e çështjes së emrit. Ish zv. kryeministri Vasil Tupurkovski vlerëson se më e rëndësishmja për momentin është fakti se dyja palët kanë rishfaqur interesimin për gjetjen e një zgjidhjeje me ndërmjetësim të Methju Nimicit. Megjithatë Tupurkovski vlerëson se në fund janë popujt e dyja vendeve ata të cilët duhet të vendosin.

Dy popujt duhet të sjellin vendime serioze dhe të njëjtat patjetër duhet të jenë produkt i marrëdhënieve shumë të zhvilluara demokratike. Ne, në Maqedoni besojmë që këto marrëdhënie po i krijojmë. Për grekët kjo çështje nuk është e thjeshtë- tha Vasil Tupurkovski, ish Zëvendëskryeministër.

Pavarësisht se nuk beson në zgjidhjen e shpejtë të çështjes së emrit, profesori universitar Bekim Kadriu beson se Qeveria e re është më e interesuar për zgjidhjen e këtij kontesti.

Deri tani të dy shtetet sidomos RM gjithmon ka akuzuar palen tjetër për bllokim mirëpo nuk ka treguar një gatishmëri që ky kontest të tejkalohet ky kontest të zgjidhet. Ajo cka pritet në të ardhmen e afërtë është që të intensifikohen kontaktet ndërmjet dy shteteve në nivel të ndryshme….që do të conte natyrisht deri te afrimi i këtyre dy pozicioneve të skajshme përfarimi i tyre dhe eventualisht edhe deri te zgjidhja- tha Bekim Kadriu, profesor universitar.

Pas marrëveshjes mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, zv. kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani paralajmëroi se Qeveria në periudhën e ardhshme do të përqendrohet në çështjen e emrit me qëllim të përshpejtimit të euro-integrimeve.

Tani kemi energji të përqendrohemi në çështjen e emrit. Presim që në këtë rrugë të kemi më shumë miq dhe për këtë është i gjithë aktiviteti i kësaj Qeverie në komunikim me të gjithë shtetet, por edhe me fqinjin tonë jugor dhe me fqinjët e tjerë. Ta shfrytëzojmë këtë klimë pozitive që është në vend, në rajon, në Bruksel, në vendet anëtare të BE-së, t’i mbyllim çështjet dhe të bëjmë shkelje esenciale në drejtim të euro-integrimeve- deklaroi Bujar Osmani, Zv. kryeministër për Çështje Evropiane.

Osmani paralajmëroi vizitën e tij gjatë këtij muaji në Athinë dhe vizitën e shefit të diplomacisë greke Kocijas në fund të muajit në Shkup. Sinjale pozitive kishte edhe nga Greqia. Së fundmi shefja për politikë të jashtme e BE-së Frederika Mogerini pas takimit që kishte në Athinë me shefin e diplomacisë greke Kocijas, shprehu besimin se në muajt e ardhshëm do të ketë më shumë mundësi për të bërë përparim në bisedimet mes Athinës dhe Shkupit për cështjen e emrit. Ndërsa Kocias ka përsëritur qëndrimin se Athina mbështet qëllimin e Shkupit për aderim në BE sapo të zgjidhet çështja e emrit./Alsat-M

Global