Një tentativë grabitje ndaj një vajze ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës në vendin e quajtur “Sahati”.

Një person rreth 38 vjeç, mësohet se ka dhunuar fillimisht një vajzë rreth 25 vjeçe.

Vajza ka nxjerrë celularin për të njoftuar policinë dhe në atë moment personi që e ka dhunuar i ka marrë celularin dhe një çantë shpine që ajo kishte.

Autori Arben D. është arrestuar nga forcat e policisë.

Dyhsimet e para të policisë kanë qenë se autori ka pasur si qëllim të përdhunoje vajën duke qënë se kjo e fundit është mbështetur me dhunë pas murrit anë rrugës ku ka ndodhur ngjarja, por vetë e lënduara e ka mohuar këtë.  Vajza ka deklaruar se autori ka tentuar ta grabisë.

Ndërkohë, Policia vijon hetimet.