Mbrojtësi i majtë 21-vjeçar, Xhelil Asani është futbollist i ri i Shkëndijës. Kërçovari ka bindur trajnerin e Shkëndijes së Tetovës, Qatip Osmani dhe ka gjetur akord për kontratë dyvjeçare. Bëhet fjalë për futbollist të ri dhe me perspektivë, ndërsa përveç defensivës mund të luajë edhe si sulmues krahu.
Edhe pse i ri në moshë, Asani ka të kaluar të pasur, ndërsa në Shkëndijë vjen nga Torpedo-BelAZ Zhodino që militon në elitën e futbollit në Bjellorusi. Pasi ka bindur trajnerin Osmani nga drejtuesit e klubit i është ofruar kontratë dyvjeçare. Së shpejti pritet Xhelil Asani të prezantohet me fanellën “kuqezi”, ndërsa pasi të kalojë ekzaminimet mjekësore menjëherë do të bashkohet me ekipin në seancat stërvitore.