Skuadra nga Tetova, Shkëndija, ka udhëtuar sot drejt Milanos. Kuqezinjtë të enjten do të përballen me skuadrën e Milanit, në kuadër të “Play Off”-it të Europa League.

Ekipin para nisjes për në Itali e ka përcjellë presidenti i skuadrës, Lazim Destani.

Ndeshja mes Milanit dhe Shkëndijës do të luhet të enjten në “San Siro” në orën 20:45.