Shkëndija është kualifikuar në “play-off” të Europa League.
Shkëndija humbi ndeshjen e parë 2:1 në udhëtim, por në sfidën kthyese bën paraqitje fantastike duke shënuar tre gola dhe mos pranuar asnjë, për t’u kualifikuar kështu në “play-off” të Europa League.
Besart Ibraimi (29’) dhe Ferhan Hasani (42’ e 88’) shënuan për skuadrën shqiptare, që është dy ndeshje larg historisë, pjesëmarrjes në fazën e grupeve të Europa League. =