Milani është njëri prej klubeve më të pëlqyera nga shqiptarët, shkruan sot.

Shorti i cili ia vendosi përballë Shkëndijën në Europa League ka sjellë emocione të përziera te tifozët, të cilët janë të vetëdijshëm për vështirësitë që do t’i ketë ekipi shqiptar, ndërsa në anën tjetër janë të kënaqur që u erdhi mundësia ta shohin Milanin e superpërforcuar nga afër, në Shkup.

Tifozeria shqiptare menjëherë ka shprehur interesim të jashtëzakonshëm për ta parë ndeshjen.