Shkëndija do të përballet ndaj Milanit në raundin e fundit kualifikues të Ligës së Evropës.

Sfida e parë luhet në “San Siro”, kurse ndeshja e kthimin një javë më vonë në Shkup.

Klubi shqiptar është paraqitur në një konferencë për shtyp pas arritjes në hotel Melia të Milanos.

Në këtë konferencë janë paraqitur futbollistët, Konstandin Zahov, Armend Alimi dhe Ardian Cuculi.

Treshja e futbollistëve kanë deklaruar se i pret një ndeshje e vështirë, por ata do të japin më të mirën e tyre.

“Na pret një ndeshje e rëndësishme. Do të japim maksimumin tonë për një rezultat të favorshëm.”, u shpreh Zahov.

“Jemi këtu për të bërë lojën tonë. Mendoj se kemi kualitete për të bërë paraqitje dinjitoze ndaj Milanit.”, deklaroi Alimi.

Cuculi theksoi se pret një paraqitje dinjtioze ndaj Milanit.

“Faleminderit për prezencën. Normalisht na pret një sfidë e vështirë, është raundi i katërt kualifikues i Ligës së Evropës. Është viti i dytë radhazi që e arrijmë përsëri këtë rezultat. Nuk është një rastësi. Fati deshi qe shorti të na sfidojë me Milanin, një ekip me kualitet shumë të lartë, me një emër të lartë në futbollin evropian. Thjesht kemi ardhur këtu për të prezantuar në mënyrë sa më dinjitoze futbollin e Maqedonisë. Nuk kemi asgjë për të humbur.”, u shpreh Cuculi.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/TetovaaSot/videos/1692657447434379/” width=”640″ height=”400″ onlyvideo=”1″]