Skuadra nga Tetova, Shkëndija, është duke marrë mbështetjen e të gjithë shqiptarëve para ndeshjes kundër ekipit të madh italian, Milan.

Kuqezinjtë tashmë ndodhen në Itali, ku të enjten mbrëma do ta zhvillojnë ndeshjen e parë kualifikuese në kuadër të Ligës së Evropës.

Platforma GjirafaVideo ka bërë një xhirim me këtë rast, pjesë e të cilit janë tre yjet e njohura të ekranit shqiptar nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova.

Videoja me titull “Shkëndija jemi me ty…” nis me aktorin tetovar, Xhevdet Jashari (të njohur për rolin e ‘Arifhikmetit’ nga seriali “O Sa Mirë”), i cili duket se përpiqet t’i bëjë taktikat e lojës.

Ai i bën ftesë Tiranës dhe Prishtinës që portretizohen nga Ermal Mamaqi dhe Vedat Bajrami, respektivisht, nga të cilët kërkon t’i ndihmojnë për përgatitjen e strategjisë. Dhe natyrisht se e gjitha shoqërohet me humor.

Ndërkaq, përfundon me një kërkesë për mbështetje të fuqishme për Shkëndijën në duelin me klubin e madhe evropian.