Shkencëtari i neurologjisë nga Britania e madhe, profesori Tim Bliss, ka treguar për Business Insider UK cilat janë dy këshillat e thjeshta se si ta përmirësoni kujtesën tuaj.

Profesori Bliss ka thënë: “Kjo është diçka për të cilën natyrisht është pyetur gjithmonë dhe në fakt është pyetje shumë e vështirë për t’iu përgjigjur,” transmeton Express.

Ai ka theksuar se mbase ekzistojnë një apo dy këshilla.

“Përsëritja e gjerave kur mësoni ka rëndësi. Ndani atë që e mësoni në një numër blloqe të vogla dhe lini hapësirë mes tyre një orë apo më shumë dhe pastaj tentoni t’i përsërisni gjërat para se të flini,” ka thënë ai.

Sipas tij, është e qartë se gjatë gjumit, kujtimet konsolidohen dhe ajo çka është mësuar së fundmi ka shumë mundësi të konsolidohet më së miri gjatë gjumit.