Nëse ju dëshpërimisht kërkoni që të humbni peshë, ndoshta mund ta keni të vështirë që t’i rezistoni ushqimit, transmeton Klan Kosova.

Sipas një studimi të ri, çelësi i humbjes së peshës dhe mbajtja e saj ndodh kur vazhdimisht humbni një sasi të vogël çdo javë.

Hulumtuesit nga Universiteti Drexel në SHBA kanë konfirmuar atë që shumë prej nesh kanë dyshuar gjatë: mënyra më e mirë për të rënë në peshë është që në mënyrë të vazhdueshme – jo në mënyrë drastike – të pakësoni kaloritë tuaja.

Për të arritur përfundimet e tyre, hulumtuesit studiuan 183 njerëz me mbipeshë të moshës 18-65 vjeç (80 për qind e të cilëve ishin gra) në programet e humbjes së peshës për një vit.

Dhe një vit më vonë, ata që humbën peshë në mënyrë të vazhdueshme, kishin më shumë gjasa që ta mbanin atë.