Një grua e moshuar është shkelur nga një furgon në lagjen ‘Debar Mahallë’ në Shkup e cila pas goditjes ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, transmeton TetovaSot.

Siç infrmon MPB-ja aksidenti rrugor ka ndodhur sot rreth orës 8:50, në rrugën “Antonie Grubisic” para shkollës “Kole Nedellkovski” në Shkup. Sipas dëshmitarëve okuluar, furgoni i drejtuar nga T.N. (1972) duke u kthyer pas e ka goditur gruan dhe e ka shtypur me rrotën e pasme. Trupi i pajetë i gruas ka qëndruar i shtrirë prej orës 8.30 deri në ora 11.30.

Nga iniciativa qytetare në lagjen ‘Debar Mahallë’ një kohë të gjatë kanë kërkuar që të kufizohet furnizimi me pije dhe mallrave të tjera dhe të ndalohet çdo gjë gjatë gjithë ditës, për sigurinë e të gjithëve, sidomos nxënësit në shkollë./TetovaSot/