Shumica parlamentare me 64 vota “pro” shkarkoi prokurorin publik Marko Zvërlevski.
Vendimi u mor pak momente më parë, pasi pas një drame njëmujore nga ana e deputetëve të VMRO-DPMNE-së, të cilët me replika dhe kundër-replika e pamundësonin një gjë të tillë. Ndërkohë, sot deputetët e VMRO-së e kanë brakstisur sallën e Kuvendit gjatë votimit për shkarkimin e tij.
VMRO-DPMNE-ja dje u tërhoq nga debati për shkarkimin e kryeprokurorit Zvërlevski. Dje pasdite deputeti i kësaj partie Ilija Dimovski i dorëzoi mendimin e Komisionit Antikorrupsion kreut të Kuvendit Talat Xhaferi dhe theksoi se VMRO-ja nuk do të bëhet pjesë e shkarkimeve të paligjshme pas çka deputetët e kësaj partie braktisën seancën. Me këtë i erdhi fundi debatit për shkarkimin e Zvërlevskit.