16 vjetori i Marrëveshjes së Ohrit e shtyu debatin e sotëm për shkarkimin e Marko Zvërlevskit. Ndonëse sipas mendimit paraprak seanca duhej të vazhdojë edhe sot, kryetari Xhaferi atë e caktoi për nesër. Nga VMRO-DPMNE-ja tonë se sjellja e tyre në Kuvend varet nga sjellja e kryetarit të Kuvendit Xhaferi.

“Qëndrimi dhe politika e VMRO-DPMNE-së janë qartë të thëna në të gjitha pres- konferencat por edhe publikisht shihen në paraqitjet e deputetëve të VMRO-DPMNE-së.

A do të vazhdojë strategjia me replika dhe kundër replika?

Strategjia e VMRO-DPMNE varet edhe nga ajo se si do të veprojë Talat Xhaferi ndaj kësaj çështje të hapur – u shpreh Sllave Tërpevski, VMRO-DPMNE.

Eedhe dita e djeshme në Kuvend kaloi me replika mes deputetëve të opozitës. Ndonëse VMRO-DPMNE kërkonte nga Komisioni Antikorrupsion që ta interpretojë Kiodin Zgjedhor, nga ky institucion nuk ka ende përgjigje. Opozita thotë se shkarkimi i Marko Zvërlevskit në periudhën parazgjedhore është në kundërshtim me Nenin 8 A të Kodit Zgjedhor që sipas VMRO-DPMNE-së ndalon shkarkimin e funksionarëve para zgjedhjeve. Ndryshe njeriu i parë i Komisionit Antikorrupsion, Igor Tanturovski është ish donator i VMRO-DPMNE-së. Ai para pesë vetëve për VMRO-në ka dhuruar 1000 euro./alsat-m