Deputetët nuk duan të shkojnë në pushim. Të gjithë thonë se janë të gatshëm të punojnë edhe në muajin gusht. Megjithatë pushteti dhe opozita kanë prioritete të ndryshme për të cilat mund të sakrifikojnë disa ditë nga pushimet verore. Nga shumica parlamentare mbajnë qëndrimin se është e domosdoshme që sa më shpejtë të vazhdojë seanca ku do të diskutohet shkarkimi i prokurorit publik, Marko Zvërlevski. Pranuam që të përfundojë debati për rishikimin e buxhetit, por nuk shkojmë për pushime derisa të mos shkarkohet Zvërlevski, thotë Tomislav Tuntev nga LSDM.

Jemi të gatshëm të diskutojmë edhe për popozimin e opozitës për ligjin e ri për emërimin e prokurorit publik shtetëror apo ligji për Prokurori Publike, por gjithashtu kemi thënë se u qëndrojmë konsekuent kërkesave tona që të mos ketë pushim veror deri sa të mos zgjidhet çështja e shkarkimit të prokurorit aktual publik – tha Tomislav Tuntev – LSDM.

Edhe nga Aleanca për Shqiptarët mbajnë qëndrimin se Zvërlevski duhet të shkarkohet nga funksioni sa më shpejtë.

Nga VMRO-DPMNE-ja mbrojnë fuqishëm qëndrimin se Zvërlevski e kryen punën e tij si duhet, dhe se ndërrimi i tij, nuk është çështje prioritare, dhe siç thonë, qytetarët kanë probleme më të rëndësishme me të cilat ballafaqohen.

Për shumicën parlamentare nuk është prioritet deponia në Strugë, por shkarkimi i njeriut që ka zbuluar krimin e një kryeministri. Nuk jemi ne shumë të etur për të shkuar në pushim dhe sa do të punojë Kuvendi, absolutisht do të jemi këtu, pa asnjë mëdyshje – deklaroi Ilija Dimovski, VMRO-DPMNE.

Debati parlamentar për shkarkimin e Zvërlevskit filloi para tre javëve, por i gjithë procesi u zhvillua me një sërë ndërprerje me kërkesë të deputetëve të opozitës. Për fjalim janë paraqitur më shumë se 90 deputetë. Ndryshe, Zvërlevski është në krye të Prokurorisë që nga janari i vitit 2013./alsat-m

Global