Hipokrizi është kërkesa e VMRO-DPMNE-së që të thirret seancë parlamentare për zjarret.

Qartë shihet se deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë detyrë që me çdo kusht të bllokojnë punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në dëm të qytetarëve.

Me kërkësa hipokrite VMRO-DPMNE nuk mund të ikë nga përgjegjësia për kaosin që ka lënë nga 11 vite qeverisje dhe mos funksionim si të mekanizmit, ashtu edhe sistemin e përgjithshëm për menaxhim me rastet e krizave.

VMRO-DPMNE 11 vite ka vjedhur paratë e qytetarëve për barok, tenderë kriminal dhe privilegje të individëve, ndërsa i ka injoruar kërkesat bazike të qytetarëve dhe institucioneve.

Për shkak të qeverisjes së papërgjegjëshme , sot institucionet relevante punojnë në kushte jashtë standardit, me teknologji të vjetër dhe jo-funksionale dhe me pajisje gjithashtu të vjetra.

Edhe avionët e blerë për shuarjen e zjarrit ishin jo-funksional deri në ardhjen e qeverisë së re.

Edhe në kështu kushte të rënda për punë, të gjithë njerëzit e angazhuar japin gjithçka nga vetvetja që në mënyrë të shpejtë dhe efikase të shuajnë zjarret, për të cilat ka dyshime që janë shkaktuar qëllimisht.

Ministritë dhe institucionet kompetente përmes veprimit të pandalshëm në terren bëjnë gjithçka për shuarjen e zjarreve që kanë kapluar disa pjesë të vendit.

Të gjithë njerëzit e angazhuar në terren, pjesëtarët e Armatës, ushtarët, bëjnë përpjekje mbinjerëzore për lokalizimin dhe shuarjen e tërësishme të zjarreve aktive.

VMRO-DPMNE që dijnë vetëm ti bllokojnë reformat dhe punën e Kuvendit, duhet t’i lejojnë institucionet kompetente t’a bëjnë punën e tyre dhe të ndalojnë me shpërndarjen e pakinës në shoqëri.

Pas menaxhimit me zjarret, presim hetim të detajuar që opinioni të njoftohet a është e paramenduar zjarrvënia në disa lokacione brenda shtetit.

 

Global