Korrupsioni, shkatërrimi, destruktiviteti dhe puna kriminale nuk janë pasqyrë e VMRO-DPMNE-së vetëm në nivel qëndror, por edhe në nivel lokal, tha Petre Shilegov, nënkryetar i LSDM-së.

“Kryetarët e VMRO-DPMNE-së e kanë ndjekur shembullin e shefit të tyre Nikolla Gruevski dhe të njejtit, me kriminalitet kanë punuar në dëm të qytetarëve të varfur.

Dëshmi për këtë janë gjykimet kundër kryetarit të Prilepit, Marjan Ristevskit i cili është i gjykuar sepse ka punuar në dëm të Komunës dhe qytetarëve, si dhe gjykimi i Aleksandar Panovit i cili paturpsisht në kohën e fushatës me para të zeza ka blerë vota.

Dëshmi është edhe rasti “Transporter” në të cilin kryetari i Manastirit, Vlladimir Talevski është i akuzuari kryesor për krim në vlerë mbi 360.000 euro, para tonat dhe të qytetarëve.

Këto shembuj janë një dëshmi e vogël për punën e paligjshme të VMRO-DPMNE-së në 11 vitet e kaluara.

Për kundër sjelljes së tillë ndaj shtetit dhe komunave, LSDM në zgjedhjet e ardhsme do të del me ofertë të pastër të programit dhe kandidatëve që janë profesional dhe të dalluar në pefesionet e tyre, figura që janë të njohura për opinionin dhe të cilët janë të gatshëm të punojnë në interes të qytetarëve.

Qeveria e Maqedonisë e udhëhequr nga LSDM në këto 3 muaj jo të plotë tregoi se mund të punohet ndërshmërisht, profesionalisht, me përgjegjësi dhe në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe shtetit” ,tha ai.

Pas ndryshimit në nivelin lokal, atë do ta dëshmojmë dhe do ta vërtetojnë kryetarët e rinj nga LSDM-ja dhe koalicioni.

Qytetarët e shohin mirë dallimin në mes qasjes së pandershme, destruktive dhe kriminale të VMRO-DPMNE-së dhe punën e përgjegjëshme të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM.

Për atë, në zgjedhjet lokale, kryetarët e VMRO-DPMNE-së do të ballafaqohen me përgjegjësi politike dhe ata qe kanë punuar kundër ligjit edhe me përgjegjësi ndaj drejtësisë.

Maqedonia po bëhet shtet funksional. Qasja e tillë e përgjegjëshme dhe realizimi i reaformave do të vazhdojnë dhe në nivel lokal në interes të komunave dhe qytetarëve, dhe Republikës së Maqedonisë, tha mes tjerash Shilegovi.