Shihet qartë se deputetët e VMRO-DPMNE-së me çdo çmim janë të vendosur për të penguar punën e Kuvendit, për ti bllokuar reformat me shpresën që do të ikin nga përballja me drejtësinë.

Me pauzat e pamenduara, me kërkesat e palogjikshme për shtyrje të seancave dhe replikimit mes vete, deputetët e VMRO-DPMNE-së në mëyrë dëshpruese tentojnë në ndalojnë shkarkimin e Marko Zvërlevskit, mbrojtësin e krimeve më të mëdha të 11 viteve të kaluara.

Në atë drejtim ishte edhe kërkesa absurde e sotme e deputetëve të VMRO-DPMNE-së, që pika për shkarkimin e Zvërlevskit të shtyhet pas zgjedhjeve lokale.

Deklarimet se shkarkimi i prokurorit publik është i pa ligjshëm, janë thjeshtë një gënjeshtër dhe një tentim dëshpërues i VMRO-DPMNE-së për të bllokuar punën e Kuvendit dhe ndalimin e reformave në gjyqësi.

Procedura për shkarkimin e Zvërlevskit është plotësisht e ligjshme dhe transparente, sidomos që Kuvendi është ligjvënës dhe jo pushtet ekzekutiv.

Të çuditshme janë të gjitha tentimet e VMRO-DPMNE-së për të bllokuar punën e Kuvendit dhe ndalimin e reformave që kanë mbështetjen e shumicës së qytetarëve.

Asnjë obstruksion nga ana e VMRO-DPMNE-së opozitare nuk do mund të ndalojë reformat në gjyqësi që fillojnë pas shkarkimit të Zvërlevskit.

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë do të punojë pa ndalë vetëm për interesin e qytetarëve dhe shtetit, kjo është që Maqedonia përfundimisht të bëhet shtet i drejt dhe me sistem gjyqësor të pavarur dhe profesional. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë duhet të kenë institucione profesionale,  vende të reja të punës, paga më të larta dhe asnjë obstruksion nga VMRO-DPMNE nuk mund t’a ndalojë atë.