Messi ka kërkuar nga lojtarët e Barcelonës që të ngrenë kokën lartë pasi ky është vetëm fillimi.

Një ditë pas humbjes 3:1 në “Camp Nou” nga Real Madridi, pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, Lionel Messi, ka reaguar në rrjetet sociale, shkruan Gazeta Express.

Se humbja në “El Clasico” është gjithmonë e rëndë, këtë e tregon edhe Messi, por thotë se duhet të shikojnë para.

“Ditë e mërzitshme, por duhet të ngrihemi dhe të vazhdojmë para. Ky është vetëm fillimi”, ka shkruar Messi në “Instagram”.

Ndeshja e kthimit në Superkupën e Spanjës zhvillohet të mërkurën në “Santiago Bernabeu” nga ora 23:00.

Për ta fituar trofeun, Barcelona duhet të fitojë 0:3 në Madrid apo 3:1 për ta dërguar sfidën në vazhdime.