Gazetarja e “SuperSport”, Ilda Bejleri, ka publikuar sot në “Instagram” një bashkëbisedim argëtues nga hoteli ku është grumbulluar Kombëtarja.

Në videon e saj shfaqej ndërsa thumbonte Mërgim Mavrajn rreth temës së shiritit të kapitenit në Kombëtare. “Çfarë u bë më shiritin e kapitenit Mërgim?”, pyet Bejleri, ndërsa Mavraj i përgjigjet me humor gazetares.

“Rrobaqepësja e ka. Po e punon akoma për dorën e Ansit (Agollit). Unë e kam dorën e gjerë”, përgjigjet ai me të qeshur.

Nuk ka vonuar edhe provokimi i radhës i Bejlerit. “Kur e provon njëherë, kam përshtypjen se e kërkon prapë…”, tha ajo.

Mavraj, përgjigjet përsëri me shumë humor. “E kisha të premten e kaluar, gabova dhe mora kartonin e kuq. Tani më ka dalë nga qejfi”, ishin fjalët e futbollistit mes të qeshurave të të dyve.