Manchester Unitedi ka dërguar një ofertë prej 105 milionë eurove në drejtim të Real Madridit për Gareth Bale.

Gareth Bale është vërshëllyer mbrëmë në “Santiago Bernabeu” për paraqitjen jo të mirë në barazimin 2:2 të Real Madridit me Valencian.

Tollovinë e krijuar dhe gjithashtu edhe frustrimin e lojtarit për vërshëllimat, po tenton ta shfrytëzojë Manchester Unitedi, që sot ka trokitur në zyrat e “Los Balncos” me ofertë të re.

AS shkruan se “Djajtë e Kuq” janë duke tentuar ta bindin Bale që t’i bashkohet atyre në “Old Trafford” dhe për të ndodhë kjo, u kanë ofruar Realit 105 milionë euro.

Uellsiani është duke menduar ofertën, pasi ndjen se tashmë ka humbur besimin e tifozëve dhe presioni do të jetë edhe më i madh sezonin e ardhshëm duke parë formën fantastike të Marco Asensios, që rrezikon t’ia zë vendin në formacion.