Hamdi Salihi shënon golin e katërt në ligën e dytë në Austri me skuadrën e SC Wiener Neustadt. Sulmuesi shkodran realizoi në minutën e 44-t me 11-metërsh në takimin që skuadra e tij po luan në fushën e FAC Wien.

“Bomberi” shqiptar realizoi mjeshtërisht nga pika e bardhë, një ekzekutim që do ju lërë pa fjalë.