Shkëndija vazhdon ëndrrën evropiane, pasi sot në Maqedoni gjunjëzoi skuadrën nga Lituania, Trakai.

Klubi tetovar fitoi ndeshjen e kthimit me rezultatin 3-0, me golat e shënuar nga Ibraimi dhe Hasani, i cili shënoi dy herë.

Shkëndija u kualifikua në “play off” të Ligës së Evropës me rezultatin e përgjithshëm 4-2, dhe pas fitores së sotme klubi tetovar ka bërë një festë të madhe në dhomat e zhveshjes.