Seksi për një natë nuk është më aspak tabu në shtetet perëndimore – në fakt, 35 për qind e amerikanëve raportojnë se kanë kryer seks për një natë, sipas një anketimi me më shumë se 2000 meshkuj e gra.

Përderisa shumë gjëra mund t’ju vijnë në mend gjatë një seksi të rastësishëm, përdorimi i prezervativëve duhet të kryesojë në atë listë – edhe pse sipas anketimit, 1 në 4 meshkuj kanë kryer seks të pambrojtur gjatë seksit për një natë.

Çfarë është edhe më e rrezikshme, është fakti se 14 për qind e amerikanëve kanë raportuar se asnjëherë nuk përdorin mbrojtje gjatë seksit. Dhe, fatkeqësisht, edhe hulumtimet e mëhershme i mbështesin këto raportime.

Vetëm një në tre meshkuj ka thënë se ka përdorur prezervativ në herën e fundit kur ka bërë seks.

Përderisa seksi i pambrojtur vjen me shumë rreziqe, ato rreziqe janë edhe më të larta kur bëni seks të rastësishëm, prandaj keni kujdes!