Mot jostabil sonte po mbrëtëron në veri të Kumanovës, në Shkup dhe në Shtip. Reshje shiu të shoqëruara nga bubullima dhe era e fuqishme, njoftojnë nga Shërbimi Hidrometeorologjik.

Sipas tyre, pritet që moti të stabilizohet gjatë natës. Gjatë orëve të mëngjësit të ditës së diel do të ketë shi lokal i shoqëruar me bubullima, ndërsa pasdite pritet stabilizim i motit.