Zënkat familjare të fqinjëve na ndodh t’i dëgjojmë shpesh, sidomos kur këto të fundit shoqërohen me tone të larta zëri. Në një rrugicë të Kombinatit, debati midis një nëne dhe vajzës së saj rreth të 20-tave ka ngritur në këmbë tërë lagjen.

Të gjithë banorët e zonës dolën në dritare për të parë shtytjet e tyre dhe kërkesën e llogarisë që i ëma i kërkonte vajzës. U desh ndërhyrja e disa personave që vajza që mos merrte disa “dacka” të mira nga e ëma e cila sipas dëshmitarëve, donte që ajo të hynte në shtëpi.

‘Nena po zihet me te bijën ne publik per motive banale. Mesa kuptuam e impononte te shkonte ne shtëpi’, deklaron për JOQ.al qytetari i cili ka parë gjithçka nga ballkoni i tij.